VIDEO/ Reshje të dendura shiu, përmbyten rrugët në Durrës

315
Sigal

Qyteti bregdetar është përfshirë nga stuhia dhe reshje të dendura shiu gjatë natës.

Disa rrugë janë përmbytur si ajo e Kënetës, Shkozetit, lagjia 1, lagjia 16, lagjia 18 apo zona e stadiumit ‘Niko Dovana’.

Po ashtu edhe shëtitorja bregdetare ‘Taulantia’ është e pakalueshme prej shiut dhe ujit që tashmë ka vërshuar në Durrës.