Italia rihap aeroportet më 3 qershor, anulohet karantina për udhëtarët

290
Sigal

Pas disa muaj bllokim për shkak të koronavirusit, Italia do të hapë më 3 qershor aeroportet.

Lajmi është bërë publik nga Ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Paola De Michel.

“Do të jetë e mundur të rihapen të gjitha aeroportet duke filluar nga 3 qershori, kur të lejohen sërish lëvizjet ndërajonale dhe ndërkombëtare”, tha ministrja.

Qeveria italiane njoftoi se do të rihapë kufijtë e saj për turistët nga Bashkimi Europian duke filluar nga 3 qershori.

Po ashtu mësohet se do të anulohet karantina për ata që hyjnë në territorin italian.