(Video) Denoncimi i LSI Durrës / Skandali me të rinjtë që dhunohen brutalisht nga policia

305
Kryetarja e LSI, Durrës Kontjana Kuci ka shpërndarë video skandalin ku tregohen qartë se si protestuesit e dhunuar në komisariatet e policisë, nxirren prej andej me barrela për në spital. Ajo ka denoncuar veprimet barbare të policisë si edhe ka paralajmëruar kreun e qeverisë se, asnjë plan i ligë nuk mund ta shpëtojë atë nga largimi i sigurtë dhe grushti i zemërimit i banorëve të Durrësit dhe mbarë Shqipërisë më 25 prill.
Ja postimi dhe video :
Protestuesit rrihen për vdekje në Drejtorinë e Policisë në Durrës dhe pastaj i nxjerrin me barrela.
Diktatura e Edi Ramës po përpiqet të injektojë terror përmes dhunës por asnjë plan i tij i ligë nuk mund ta shpëtojë atë nga largimi i sigurtë dhe grushti i zemërimit i banorëve të Durrësit dhe mbarë Shqipërisë më 25 prill.
Kontjana Kuçi
Kryetare e LSI Durrës
Sigal