VIDEO/ Banorët e Bregut të Lumit ngrihen në protestë, fadromat shkojnë për t’u shembur shtëpitë

527
Sigal

Banorët e zonës së “Bregut të Lumit”, në Tiranë, po protestojnë kundër prishjes se banesave të tyre në kuadër të zbatimit të projektit për ndërtimin e Bulevardit të Ri.

Banorët shprehen se fadromat kanë ardhur për të shembur shtëpitë e tyre, ndërkohë që ende presin një përgjigje nga bashkia për dëmshpërblimin total të pronave të tyre. Ata akuzojnë qeverinë se po i trajton me dy standarde.