“Sot u fik mëngjesi i jetës sime”, Klodiana Shala humb personin e shtrenjtë

194
Sigal

Atletja Klodiana Shala humb njeriun e shtrenjtë. Babai i saj është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në një postim në Instagram, ku krahas një fotoje ajo bën edhe një dedikim prekës.

“Sot u fik në mëngjes, mëngjesi i jetës sime. Babë, njeriu më i shtrenjtë, motivi i ditëve të mia. Ti që më jepje shpresë, shumë kurajë dhe që ndiheshe krenar dhe kur unë mund të gaboja. Zoti të pranoftë në parajsën e vet!!!”, shkroi ajo.

Mjaft miq të sportistes kanë dërguar ngushëllime.