Një aksident ka ndodhur pas mesdite në Tiranë, ku në afërsi të sheshit shqiponja, ku ambulanca është përplasur me një mjet tip benz. Për pasojë ka mbetur e plagosur një 66 vjeçare që ishte duke u transportuar në mjetin ambulancë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.08.2022, në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”, janë përplasur mjeti ambulancë me drejtues shtetasin E. D., 55 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 33 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. I., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.






















