Vetëvrasjet nga Covid-19, mjeku i njohur: Spitali të tregojë cili është protokolli i trajtimit tek këta pacientë

272
Sigal

Opinioni publik shqiptar ka mbetur i shokuar nga vetëvrasjet e dy pacientëve me koronavirus, të shtuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, në harkun kohor të pak ditëve.

Lidhur me këto ngjarje të rënda, shumë mjekë kanë vendosur që të ngrenë zërin duke kërkuar transparencë për atë çfarë ndodh brenda mureve të këtyre spitaleve.

Madje edhe të afërmit e pacientëve thonë se nuk dinë çfarë bëhet me familjarët e tyre në spital. Edhe mjeku i njohur, Artan Koni, ka reaguar përmes një postimi të gjatë në “Facebook”.

Postimi i plotë

Per te thene: “Vetevrasjet ne spitalet COVID ndodhin nga gjendja e renduar psikologjike”, duhet me pare te sigurohemi qe pacientet nuk marrin ndonje mjekim i cili mund t’i c’rregulloje perkohesisht psikologjine.

As Infektivi e as Shefqet Ndroqi nuk kanë bërë ende publik protokollet e trajtimit. Instituti i Shëndetit Publik i kërkon shefave të shërbimeve të jenë transparentë me skemat e mjekimit që përdorin. Duhet të dimë se si po mjekohen keta paciente. Shqipëria nuk ka ende protokolle zyrtare të mjekimit për COVID, nderkohe qe shume shtete kane protokollet e tyre kombëtare.

Nuk dua te besoj se pacientet marrin ilace te cilet mund t’i c’rregullojne psikologjine…uroj qe mos te marrin ilace te tilla…gjithsesi transparenca shuan cdo hije dyshimi per skema mjekimi te gabuara. Ministria e shendetesise duhet te kontrolloje se c’po ndodh brenda dyerve te mbyllura te ketyre spitaleve. Nuk eshte normale qe anetaret e komitetit teknik per COVID-in nuk kane dijeni se me cfare medikamentesh mjekohen pacientet. Po kuptojme qe spitalet COVID nuk ia jepkan kete informacion komitetit teknik. Po ministrise ia japin?…apo ia japin personalisht vetem Rames?

I duhet dhene urgjentisht pergjigje ketyre pyetjeve:

1- si i kane emrat ilacet?

2- me cfare doze jepen?

3- perse mjekimi te Infektivi eshte i ndryshem nga ai te Shefqet Ndroqi?

Kush i jep te drejten morale drejtuesve te Infektivit apo Shefqet Ndroqit ta mbajne te censuruar nje informacion te tille??