Vetëm 6 muaj në detyrë, pse u arrestua drejtori i burgut 313 në Tiranë

461
Sigal

Ditën e sotme është shoqëruar në polici, Eduart Struga, drejtori i burgut 313 në Tiranë.

Mësohet se Struga është shoqëruar në Polici me urdhër të Prokurorisë Speciale për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.

Mësohet se bashkë me Strugën janë shoqëruar edhe 2 funksionarë të tjerë të burgut të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të korrupsionit me tenderat e ushqimeve në burgje

Emrat e tyre ende nuk janë bërë të ditur ndërsa kanë qenë prej 3 muajsh nën hetim ndërsa shoqërimi është bërë nga Drejtoria e Policisë Kriminale.

Ka dyshime se pas shoqërimit të Strugës priten edhe emra të tjerë drejtuesish të burgjeve ndërsa kjo mbetet e pakonfirmuar zyrtarisht.

I gjithë hetimi është mbështetur mbi një tender që mendohet se është përfshirë drejtuesi i lartë ku janë konstatuar shkelje dhe konsuminm të elementeve korruptiv.

Shefi i burgut 313 ndodhet në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe pritet që nesër të ketë një njoftim zyrtar për këtë ngjarje për shkak se operacioni është ende në vijim.

Struga kishte vetëm 6 muaj që ishte emëruar nga Ministrja e Drejtësisë në këtë funksion.