“Vendim skandaloz”/ Avokati i Tahirit: Le të kënaqen ata që deshën arrestimin, i thanë ik mos hajde, por ai..

183
Sigal

Avokati i Saimir Tahirit, Maksim Haxhia, në një  deklaratë për mediat e quajti vendim skandaloz dënimin e dhënë nga Gjykata me 3 vite e 4 muaj burg.

Sipas Haxhisë, vetëm lindja dhe vdekja janë të sigurta në këtë vend, dhe tani do të kënaqen ata që pritën dënimin e Tahirit.

“Kjo gjykatë bëri atë që s’mund të bëhet nga pikëpamja juridike se la të njëjtim vendim të shkallës së parë.

E di që do thonë ta detyron puna ta thuash, por ishte një vendim skandaloz. Vetëm lindja e vdekja janë të sigurta këtu.

Tani mund të kënaqen ata që donin arrestimin e Tahirit. Disa i thanë ik mos u paraqit fare sot, por Tahiri donte të vinte vetë, të dëgjonte vendimin,” tha Haxhia.