U dënua me burg/ Vjen reagimi i parë i Saimir Tahirit, çfarë shkruan ish-ministri

199
Sigal

Saimir Tahiri ka reaguar pas u dënua nga GJKKO me 3 vite e 4 muaj burg.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ai shkruan:

“Ju dua shume te gjitheve! Me vjen keq qe shkoi keshtu. Jam moralisht i qete, nuk kam shkelur kurre ligjin, kam dashuruar cdo dite te punes sime, jam i lumtur qe kam bere detyren sic me mire munda.

Eshte thjeshte PADREJTESI!,” shkruan ish-ministri.

Sipas vendimit final të Gjykatës, Tahiri ka cënuar interesat e shtetit, ndaj favorizimit të dhënë Habilajve. Gjithashtu ai ka pasur kontakte jo korrekte edhe me vëllain e Moisi Habilajt, Artanin.

Ai ka shpërqendruar detyrën sepse ka përfituar dhurata nga grupi kriminal Habilaj.