Vendi në krizë, OST 100 mijë euro për festa, dhurata, verë, dreka dhe darka

129
Sigal

Kreu i OST Skerdi Drenova duke se i pëlqen t’i përkedhel punonjësit me paratë e popullit, që i bëjnë thirrje të heqin dhe dushin nga priza. Më herë hapi thesin me 130 mijë euro për trajtim kozmetik për punonjëset femra. Sërish duke menduar për ‘lumturinë’ e stafit  lëshon dorën me 100 mijë euro për bankete me verë të personalizuar,2-3 lloje mishrash, kolltuqe të rehatshme dhe persona që mbajnë shiritin në raste inagurimesh se ‘shiritin’ për abuzime e ka të kopsiur pa tender.

Në dokumentet shoqëruese thuhet se punonjësit dhe të ftuarit do të marrin edhe dhurata të ndryshme, verë të personalizuar, bufe të hapur dhe më pas me 2-3 llojëra mishrash, brusketa

Skerdi Drenova, administrator i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), ka “goditur” sërish. Pas tenderit për trajtimin kozmetik të punonjëseve femra, i denoncuar në BoldNeës.al, Skerdi ka menduar për “lumturinë” e punonjësve, duke organizuar festa dhe evente të ndryshme. Madje, në këto evente, ai do të shpërndajë edhe dhurata, por do të ketë edhe të ftuar. Janë siguruar dokumentet e një tjetër tenderi që po kryen OST-ja, e cila do të shpenzojë plot 100 mijë euro për këto festa. Në dokumentet shoqëruese thuhet se punonjësit dhe të ftuarit do të marrin edhe dhurata të ndryshme, verë të personalizuar apo edhe “kupa”. Por, Skerdi ka menduar edhe për ushqimin. Fillimisht me bufe të hapur dhe më pas me 2-3 llojëra mishrash. Por, a nuk u ndaluan këto tendera nga institucionet shtetërore?! Perse i bën vetëm Skerdi?

Sipas dokumenteve , Skerdi është munduar ta kamuflojë tenderin për organizime festash. Në shpalljen e kontratës, OST shkruan se ka hapur procedurën “shërbime dizenjimi, printimi, materiale promovimi, produkte me qira si dhe organizime të ndryshme, për nevojat e OST sh.a.”. Pra, në fillim shkruan se shërbime dizenjimi dhe më pas organizime të ndryshme. Nuk shkruan kurrfarë shërbimi që kërkon. Në të njëtin dokument shkruhet se fondi limit është 10.000.000 lekë pa TVSH,  “nga të ardhurat e OST sh.a”. Ose, me TVSH shuma shkon në rreth 100 mijë euro. Bold shfletoi dokumentet shoqëruese për të parë se çfarë eventesh do të kryejë Skerdi, i cili njihet si dorëlëshuar për punonjësit\et, sidomos atyre femra.

BoldNeës shfletoi dokumentet shoqëruese, ku Skerdi e ka lëshuar dorën. Ai kërkon dizenjime baneri në formate për rrjete sociale, ndërsa kërkon edhe 70 copë “verë sëbashku me kuti vere prej druri me printime të personalizuara për dhurata”. Kërkon gjithashtu edhe pllaka druri me imazhe të personalizuara për dhurata, shaje në material saten me imazhe të personalizuara, kurora me lule për raste festash, në formë buqete. Më pas liston një sërë dizenjimesh për kartëvizita, ccanta kartoni, ccanta normale, dizenjime për ftesa, kalendare, kartolina, ccadra etj, etj. Sipas listës, Drenova kërkon edhe set stilolapsash me mbishkrime OST, stilografë të cilësisë së lartë me logo OST apo edhe maska anticovid me logo OST.

Por, nuk harron eventet, pasi po afrojnë festat e nëntorit apo edhe të fundvitit. Në këto dokumente, OST kërkon organizim eventi, sallë për eveniment të mesëm deri në 100 vetë, sallë të vogël deri në 50 veta apo edhe ccadra për organizimin e eventeve. Kërkesat i ka pak të larta, pasi kërkon kolltuqe për folësit, ndërsa firma të ketë bokse zëri, mikser fonie, mikrofon me ëireless. Gjithashtu edhe drita të bardha, ekran LED, laptope, fotograf, kameraman apo edhe shërbime promocioni. “Në përgjithësi përdoren persona të paraqitshme për të realizuar shpërndarjen e dhuratave apo në raste inagurimesh mbajtjen e shiritit” shkruan OST, i cili sicc duket edhe nga ky kriter, kërkon vajza të paraqitshme. Vajzat duhet të punojnë 10 orë.

Por, nuk harron edhe ushqimet, pasi ka disa catering. Menuja e parë është me ushqime të lehta duke përfshirë kroketa, brusketa dhe pije. I dyti për 250 persona ushqime si brusketa, djathra të ndryshem (2-3 lloje), proshuta të ndryshme (2-3 lloje) dhe pije. Po për 250 persona kërkon djathra të ndryshëm, mishra 2-3 lloje dhe pije. Kërkesat e tjera kanë të bëjnë me realizime spotesh.

Qeveria zhyt në errësirë Shqipërinë

Qeveria shqiptare ka dorëzuar në Kuvend masat për kursimin e energjisë elektrike në këtë kohë krizë. Në këtë mënyrë do krijohet një gjendje terrori si gjatë pandemisë, kur nuk lejohej qarkullimi pas një orari të diktuar nga qeveria. Sipas dokumentit të dorëzuar nga qeveria shqiptare në Kuvend parashikohet që pas orës 22:00 do të ndërpritet ndriçimi në çdo rrugë ndërqytetase kryesore dhe dytësore, si dhe në ndriçimin e jashtëm të godinave publike, i objekteve të kulturës, monumenteve, shesheve dhe shatërvanëve.Paralelisht me këtë kondicioneri nëpër institucionet shtetërore nuk duhet të gradohet në temperaturë më të ulët se 27 gradë gjatë verës, ndërsa gjatë dimrit nuk duhet të jetë më i lartë se 21 gradë për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike të godinave.Gjithashtu, dokumenti detyron klientët buxhetorë të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike, në masën 15 %, krahasuar me muajin përkatës të një viti më parë, ndërsa në të kundërt do të gjobiten.Për këtë do të emërohet një administrator energjetik në çdo institucion dhe nëse për 2 muaj nuk arrihet targeti, do të gjobitet me 50 mijë lekë.Ky akt normativ do të jetë në fuqi për aq kohë sa zgjat periudha e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike dhe nuk është i zbatueshëm për institucionet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, shkollat, kopshtet, komisariatet e policisë dhe institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.