Veliaj: Riparuam dëmet, pastruam plehrat dhe rindezëm dritat, pas protestave

454
Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë rikthyer normalitetin në kryeqytet, duke pastruar gjithçka brenda dy orës, pas protestës së organizuar nga opozita.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka publikuar në faqen e tij në “Facebook”, foto nga momentet e punës.

“Nis riparimi i Tiranës nga shkatërrimi sot në kohë rekord. Gjithë bashkia në terren, brenda 2 orësh riparuam dëmet, pastruam plehrat dhe rindezëm zbukurimet. Shumë respekt për protestat, jo për vandalët.”- shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Sigal