Vehap Kola: Kur kritikova Bashën isha budalla. Gabova me Sorosin…

374
Sigal

Në emision anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Vehap Kola, i cili është një nga mbështetësit më të flaktë të Lulzim Bashës. Për këtë arsye, Ylli Rakipi i bëri një pyetje, lidhur me deklaratat e tij të dikurshme, ku thoshte se Basha duhet të largohet dhe se PD duhet të ringrihet si në vitin 1992. Kola tha se ka ndryshuar mendim, se dikur ka menduar gabim dhe madje deklaroi se ato që mendonte ai për Sorosin ishin “budallallëqe”.

Ylli Rakipi: Zoti Kola, ju keni deklaruar në vitin 2017 se: “Lulzim Basha e di shume mirë se ai nuk do të fitojë më asnjë garë në PD. Ai po bën të gjitha përpjekjet që përzënia e tij nga PD të jetë sa më e egër, me qëllim që të justifikojë kalimin me Ramën në krye të grupit të tij të deputetëve që nxjerr nga këto zgjedhje. Basha ka një marrëveshje personale me Ramën dhe këtë marrëveshje do ta përmbushë pikërisht duke iu bashkuar Ramës si disident i PD-së. Ky është kuptimi i marrëveshjes së fshehtë me Xhorxh Soros më 4 dhjetor 2014 në zyrën e PD-së. Megjithatë, është koha që ai të largohet dhe PD të paguajë çmimin e gabimeve të saj e t’i kthehet ringritjes së saj si në vitin 1992”.

Vehap Kola: Unë kam thënë për garë në PD, dhe ai në PD i ka fituar të gjithë garat. Nuk bëni dot analizë teksti. Unë e kam bërë vetë atë deklaratë. Nuk kam turp nga vetja ime dhe unë nuk ndryshoj asgjë! Asgjë më shumë seç kam thënë, që e kam rishpërndarë, aty këtë kam thënë. Në 2017, mendoja siç mendojnë Foltorja. Nuk i paragjykoj. Por isha qytetar i thjeshtë.

Ylli Rakipi: Pra ke ndryshuar ti dhe jo Luli?

Vehap Kola: Kam ndryshuar mendim, sepse unë nuk besoj se Xhorxh Soros komandon Departamentin e Shtetit. Këtë e mendoja atëherë. Gabim është, është budallallëk.