Aksident te sheshi “Nënë Tereza”, dërgohet me urgjencë në spital një 26-vjeçar

260
Sigal

Një 26-vjeçar është aksidentuar dhe ka mbetur i plagosur mesditën e sotme te sheshi “Nënë Tereza”.

I riu po udhëtonte me një motor kur është përplasur nga një makinë.

“Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi D. S., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 29.12.2021, rreth orës 12:50, te sheshi “Nënë Tereza”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin B. L., 32 vjeç, me motomjetin me drejtues shtetasin D. S., 26 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi D. S., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.