Vazhdojnë skandalet në shëndetësi: Ndryshon mosha e “Chek-up”-it, ulet në 35 vjeç dhe rritet deri në 70 vjeç

598

Skandali/ Beqja ul dhe rrit e moshën
e “
Check-up”-it, marifeti dhe me familjarët e “Vetingut”

Sigal

 

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, prej
3 vitesh nuk po ndalet në shtimin dhe thellimin e skandaleve të bëra me
koncesionet në shërbimin mjekësor shqiptar. Përveç se ka dhënë koncesione
klienteliste mbi 10 e 20 vjet, ministri Beqja guxon e ndryshon edhe kriteret e
përcaktuara të këtyre koncesioneve, me synim shtimin e vlerave financiare për
administruesit e këtyre koncesioneve të shërbimeve mjekësore, të cilat nuk janë
falas, por pagesa miliona euro nga taksat e shqiptarëve. Mjafton një vendim qeverie
i firmosur nga Niko Peleshi, miratuar me propozim të ministrit Ilir Beqja, për
të provuar se shqiptarët po vazhdojnë të jenë edhe nën thundrën e korrupsionit të
përbindshëm e masiv të kupolës së “Rilindjes” deri tek ushqimi i azileve të
pleqve. Është thelluar edhe më tej skandali me
“Chek-up”-in, ose më qartë
me kontrollin mjekësor të personave të grupmoshave 40-65, dhënë si shërbim privat
një të përzgjedhure prej kryeministrit Rama, kontroll për të cilin thuhet se është
falas. Por që në fakt, 120 milionë euro për 10 vite që futen në xhepin e
biznesit privat, do të paguhet nga taksat e shqiptarëve. Çfarë thotë ky vendim,
që ndryshon cilësimet e koncesionit, por që në fakt shton numrin e grup-moshave
të personave që do të përfshihen në
“Chek-up”, me synimin për të shtuar 30% vlerën e koncesionit, ose edhe një “mal”
prej 36 milionë euro taksa shqiptarësh për 10 vitet e kohës së këtij
koncesioni! Ja vendimi, i botuar në “Fletore Zyrtare” Nr. 195, datë 21 tetor
2016: Me
Vendim të Këshillit të
Ministrave Nr. 721, datë 12.10.2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin
Nr. 185, datë 2.4.2014 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e mënyrës së
realizimit të kontrollit mjekësor bazë për shtetasit e moshës 40-65 vjeç”,
në Vendimin Nr. 185, datë 02. 04. 2014 të Këshillit të Ministrave, bëhen
ndryshimet dhe shtesat si më poshtë vijon:

1. Titulli i vendimit ndryshon dhe bëhet “Për përcaktimin
e mënyrës së realizimit të kontrollit mjekësor bazë për shtetasit e moshës
35-70 vjeç”. Me këtë ndryshim, në përcaktimet e koncesionit shtohet numri i
personave që gjoja do kontrollohen falas me “Chek-up”, gjë që do të thotë, se shtohet
edhe vlera financiare e koncesionit, realizuar sipas skenarit korruptiv të
ideuar e hedhur në veprim prej ministrit Ilir Beqja.