Vazhdojnë reshjet, IGJEUM : Ja zonat që rrezikojnë përmbytjen

208
Sigal

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM)  parashikon se reshjet e shiut, sidomos në zonën veriore të vendit, do të vijojnë deri në datën 13 janar.

Instituti i Gjeoshkencave në një njoftim për mediat bënë me dije se nivelet e prurjeve të lumenjve Drin dhe Buna do të vijojnë të jenë të larta.

“Nga llogaritjet e IGJEUM, nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta por me probleme lokale të përmbytjeve. Tërheqja e ujit në shtratin natyral të Lumit Buna parashikohet të ndodhë në datën 13 Janar 2021. Lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë prurje të larta por brenda kuotave maksimale të argjinaturave. Intensiteti i lartë i reshjeve në veri-perëndim të vendit mund të krijojë probleme lokale me përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël, përmbytjet urbane dhe rrëshqitje të dherave kryesisht përgjatë ditës së sotme 10 Janar dhe nesër 11 Janar 2021. Në datën 12 Janar dhe përgjatë javës edhe pse priten reshje nuk priten probleme nga përmbytjet” thuhet në njoftimin e IGJEUM.

 

Parashikimi i motit sipas IGJEUM:

 

RESHJET: Sot pasdite (e diel, dt. 10) dhe nesër (e hënë, dt. 11) priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, ato do të arrijnë deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në qarqet e tjerë priten reshje mesatare, ato do të arrijnë deri lokalisht intensive në qarqet Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në veri të vendit në lartësitë mbi 600m reshjet do të jenë në formë bore.

TEMPERATURAT: Nesër ( e hënë, dt. 11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 15 °C, në vendet e ulëta: 10 / 13 °C, në vendet malore: 1 / 12 °C

 

ERA: Sot pasdite ( e diel, dt. 10) dhe nesër ( e hënë, dt. 11) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.