Shpërthimi në flakë i makinës në Tiranë, policia zbardh ngjarjen (FOTO)

257
Sigal

Një makinë shpërtheu në flakë mesditën e sotme në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur pas një shkëndije elektrike. Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime.

Njoftimi:

Më datë 10:01.2021, rreth orës 12:20, në bulevardin “Gjergj Fishta”, si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues R.S., 25 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.