Vasili krahason Shqipërinë me Malin e Zi: Nafta te ne kushton 30% më e shtrenjtë

106
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar një foto të kuponit nga një pikë karburanti në Mal të Zi, dhe bën krahasimin se në Shqipëri nafta kushton 30% më shumë.

“Qytetaret po vidhen ne menyren me te pacipe nga Bordi i hajduteve Qeveri- Oligarke. Boll vodhet! Hiqni Taksat dhe zhdukni Bordin!!!”, shkruan në Facebook Vasili.

Postimi i plotë: 

SKANDALI me çmimin e naftes, Mali i Zi vetem 1.48 euro/ liter Shqiperia 2.1 euro!(Foto).
Deshmi tronditese per hajduterine e pashpirt te qeverise se Edi Rames.

Ne Mal te Zi nafta kushton vetem 1.48 euro litri ose rreth 171 lek litri.

Kur ne Shqiperi kushton plot 2.1 euro litri ose 245 lek litri.

Pra ne Shqiperi kushton 30% me shume se ne Mal te Zi.

Qytetaret po vidhen ne menyren me te pacipe nga Bordi i hajduteve Qeveri- Oligarke.

Boll vodhet!

Hiqni Taksat dhe zhdukni Bordin!!!

P.S Foto e kuponit ne nje pike karburanti ne Mal te Zi.

Vasili krahason Shqipërinë me Malin e Zi: Nafta te ne kushton 30%