Vangjel Tavo : Edhe socialistët do mbështesin LSI

358
Sigal

Dr Vangjel Tavo në një postim në rrjetin social facebook ka theksuar katastrofën sociale dhe ekonomike që sekti i Rilindjes ka shkaktuar vecanërisht në qytetin e Gjirokastrës dhe përgjithësisht në të gjithë vendin. Ai ka bërë me dije se për këtë arsye edhe socialistët do të mbështesin LSI për të larguar nga pushteti sektin që varfëroi shqiptarët.

 

Ja postimi i plotë :

Gjirokastra do e shporrë sektin e “Rilindjes”. Edhe socialistët do mbështesin LSI

Premtoi 300 mijë vende pune dhe hapi zero. Madje mbylli me mijëra biznese familjare.

Premtoi progres dhe solli varfëri. Erdhi në pushtet me 3 kushte për në BE dhe e çoi në 15 kushte që rrezikojnë edhe vetë procesin.

Erdhi si e majtë dhe favorizoi vetëm oligarkët. Premtoi të ardhme dhe solli shpopullim.
400 mijë shqiptarë largoi “Rilindja.”

Erdhi me figura në moshë të re por ata rezultuan të pangopur, të korruptuar, zhvatën me miliona euro për xhepat e tyre dhe larguan 100 mijë të rinj e të reja.

Erdhën si socialistë dhe turpëruan socialistët e thjeshtë e të ndershëm, ndaj edhe më 25 prill do jenë vetë socialistët ata që do e dëbojnë këtë sekt malinj.

Këtë sekt që e varfëroi qarkun e Gjirokastrës i cili sot gjendet në kushtet e mbijetesës. Fshatrat e qarkut janë në mjerim e pa asnjë mbështetje.

Ky sekt në vend që të bënte jetëzimin e zonës muzeale, bëri të kundërtën. I largoi të gjitha institucionet. Shkarkoi qindra njerëz nga puna. La pa përkrahje familje të tëra.

Largoi nga Gjirokastra të gjitha institucionet. Largoi; Drejtoria Rajonale e Bujqësisë; Drejtoria Rajonale e Arsimit; Arkivi; Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial; Drejtoria e Peshëmatjeve (DPM); Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit (ISHMPUT). Largoi shërbimin e Extensionit (këshillimit të fermerëve) duke lënë pas dore fermerët.

Me qindra familje të qarkut të Gjirokastrës janë larguar prej varfërisë që solli Rilindja.

Prej saj Gjirokastra u shkretua. Qyteti i UNESCO-s u braktis.
Kjo gjëmë e madhe ka fajtor sektin e “Rilindjes.”

Sekti që po largon të rinjtë e të rejat çdo ditë. Që ka shkaktuar papunësi si kurrë më parë.

Na kategorizoi vendin më të korruptuar në Evropë. Më të varfër në kontinent. Vendi ku qeveria pasurohet edhe nga pandemia. Qeveri pa zemër për popullin e vet. Qeveri që firmos PPP qindra milionë eurosh teksa njerëzit e thjeshtë vuajnë për bukën e gojës dhe rrezikohen nga pandemia. Qeveri që nuk do e respekton bluzat e bardha. Që i dëbon në Gjermani dhe i lë pa mbrojtje në frontin e parë kundër Covid-19.

Kjo qeveri e ky sekt do shporret një herë e mirë më 25 prill. Të gjithë së bashku, të majtë e të djathtë, dhe socialistë të ndershëm që ju zhgënjeu dhe fyeu “Rilindja”, të cilët nuk keni të bëni as me çitjenat e as me arrogancën e stilit të “Rilindjes”, as me mashtrimet dhe gënjeshtrat e as me mjerimin dashakeq që solli ky sekt për Gjirokastën dhe Shqipërinë, do e shporrim një herë e përgjithmonë këtë të keqe për rininë, familjet, pensionistët, Gjirokastrën dhe vendin tonë.

25 prilli do jetë dita e fitores së madhe dhe fundi i një sekti korruptiv që nuk duhet të mbijë e kthehet kurrë më.