“Vaksina mund të prodhohet në 6 muaj”- Këshilltari i qeverisë britanike për koronavirusin: Mund të zbutet pas dy javësh

315
Sigal

Një nga këshilltarët kryesorë të qeverisë britanike për koronavirus tha që epidemia e Mbretërisë së Bashkuar do të përkeqësohet para se të përmirësohet, por kulmi i saj mund të kalojë deri në Pashkë.

Një ditë më parë edhe Presidenti Donald Trump dha mesazhin se deri për Pashkë (12 prill) situata do të jetë përmirësuar dhe bllokimi i njerëzve dhe punës do të hiqet, një mesazh që u prit me dyshime të mëdha nga ekspertët e shëndetësisë.

Në Britani, profesor Neil Ferguson, drejtor i Qendrës MRC për Analizat e Sëmundjeve Infektive Globale” paralajmëroi se rreth një e treta e njerëzve që vdesin nga kronavirusi, do të jenë të shëndetshëm dhe nuk do të kenë sëmundje të tjera të renda.

Duke folur në programin e sotëm të “BBC Radio 4”, Profesori Ferguson tha: “Londra do të jetë në situatë shumë të vështirë brenda dy ose tre javëve të ardhshme. E tëra që do të thoja është se me mbylljen tani në vend, ata numra do të fillojnë të ulen. Sfida që kemi është se pati një vonesë. Njerëzit që janë pranuar në spital tashmë ishin infektuar prej një jave, dy javësh, madje ndonjëherë edhe tre javësh më parë, kështu që pa dyshim se një javë tjetër ose dy javë do të jenë shumë të vështira”.

Në “Radio 4” sot ai shtoi se shumica e njerëzve që vdisnin tashmë ishin të sëmurë, të sëmurë potencialisht dhe ndoshta do të vdisnin shpejt pa virusin. “Duke parë profilin e vdekjeve që ne shohim dhe duke parë vdekshmërinë e pritshme në ato grupe … rreth dy të tretat e njerëzve që fatkeqësisht preken nga ky virus janë drejt fundit të jetës së tyre sidoqoftë, vlerësojmë”, tha ai.

“Unë duhet të them se akoma lë një të tretë, dhe kemi dëgjuar raste të personave me të vërtetë mjaft të shëndetshëm, të rinj…Mendoj se kjo është e rëndësishme të kihet parasysh, por me të vërtetë nuk duhet të ndikojë në vendimet që marrim”. Në fillim të këtij muaji Profesori Ferguson, një anëtar kryesor i Grupit Këshillimor Shkencor të qeverisë për Emergjencat (Sage), prodhoi një raport që sugjeronte më shumë se 20,000 njerëz mund të vdisnin nga koronavirusi. Por dje ai i tha Komisionit të Shkencës dhe Teknologjisë në Parlament se numri i të vdekurve mund të ishte “thelbësisht më i ulët se aq”.

Por Drejtori i Përgjithshëm i “NHS Providers”, i cili përfaqëson spitalet në të gjithë Britaninë, paralajmëroi që mjekët tashmë po përballen me një “cunami” të vazhdueshëm të pacientëve dhe se shpërthimi’ i rasteve ishte më i madh nga sa kishin imagjinuar.

Në lajme edhe më shpresëdhënëse, Andreë Pollard, profesor i infeksionit pediatrik dhe imunitetit në Universitetin e Oksfordit, i cili u thirr gjithashtu para komitetit qeveritar për emergjencat, tha se një vaksinë mund të jetë e mundur në dispozicion brenda gjashtë muajve.

Më parë shumë ekspertë kanë thënë që një vaksinë e cila mund të përfundojë  shkatërrimin e pandemisë është të paktën një vit larg. “Unë besoj se gjashtë muaj janë të mundshëm, por duhet shumë gjëra që të bien në vendin ku duhet në mënyrë që kjo të ndodhë”, tha profesori Pollard.