Presidenti Meta vizitë në Shtabin e Emergjencës në stadiumin e Durrësit, apel për organizim shtetëror dhe qytetar

468
Sigal

Presidenti Ilir Meta thotë se situata nga tërmeti në Durrës është dramatike, ndaj sipas tij duhet organizim jo vetëm shtetëror, por edhe mbarëqytetar.

“Sapo vizitova Shtabin e Emergjencës në stadiumin e Durrësit dhe takova shumë familjarë që s’mund të strehohen më në shtëpitë e tyre!

Pasojat e tërmetit në Durrës janë dramatike dhe kërkojnë organizim të jashtëzakonshëm, jo vetëm shtetëror, por mbarëqytetar! Ndaj duke falenderuar institucionet për punën e tyre u apeloj të gjithë sipërmarrësve dhe qytetarëve që mund të ndihmojnë sadopak, të kontribuojnë që mijëra familje të tejkalojnë këtë moment dramatik”, shkruan Meta në Facebook.