Shkon në 13 numri i viktimave nga tërmeti, mes tyre dhe një polic

459
Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti, ministria e Mbrojtjes konfirmon se deri tani 13 persona kanë humbur jetën nën rrënojat e pallateve të shembura në Durrës dhe Thumanë, ndërkohë vijon puna për nxjerrjen e personave të tjerë të ngelur nën rrënoja.
Sigal

Dy personat e fundit të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Thumanë duke e çuar në 5 numrin e personave që humbën jetën, ndërsa 4 viktima janë shënuar në Durrës dhe 2 në Kurbin.

Tragjikisht është konfirmuar se edhe një punonjës policie ka humbur jetën.

 

Gjithashtu raportohet se mbi 300 persona po marrin ndihmë mjekësore në Tiranë dhe në Durrës, dhe fatmirësisht raportohet se gati 30 persona janë shpëtuar nga rrënojat deri më tani.