U izolua në shtëpi pas temperaturës së lartë, del përgjigja e tamponit për kreun e Mbrojtjes Civile

310
Sigal

Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli, i cili jepte çdo ditë shifrat e të vdekurve dhe të infektuarve në vendin e tij, ditën e djeshme mungoi në këtë raportim. Ai kishte pasur temperaturë të lartë dhe u dyshua për COVID-19.

Por sot agjencia e lajmeve “Ansa” shkruan se ai ka rezultuar negativ në tamponin e kryer për koronavirusin.

Departamenti i Mbrojtjes Civile e dha lajmin, duke theksuar se Borrelli “i cili aktualisht vazhdon të përjetojë simptoma të lehta të gripit të zakonshëm” do të vazhdojë të punojë nga shtëpia.

Ai vijon të mbetet në kontakt të vazhdueshëm me komitetin operativ dhe njësinë e krizave.

Ndërkohë, numrat e të infekturve me koronavirus në Itali po vijnë duke u ngadalësuar, shifrat e vdekjeve gjithashtu po ngadalësohen, por i tejkaluan shtatë mijë në total. Rritja e infeksioneve është e madhe në mesin e mjekëve.