Sipas OBSH-së, në nivel global shifra e personave të prekur nga ky koronavirusi vdekjeprurës ka shkuar në 471.821.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë prekur 68.489 dhe numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 1032, ndërkohë në Kinë raportohet se brenda 24 orëve ka pasur 67 raste të reja si dhe 6 persona që kanë humbur jetën.
Në Itali mësohet se 74.386 persona janë prekur, ndërsa 7.503 janë viktima.
Një numër të lartë të prekurish ka dhe në Spanjë, vendi i dytë pas Italisë më i goditur në Europë, me 49515 të prekur.
Po ashtu në Gjermani ka 37.323 persona të prekur nga koronavirusi, në Francë 25.233, në Britaninë e Madhe ka 9.529 të prekur dhe në Holandë ka 6.412 raste.