Urdhëroi vrasjen dhe murosjen e të dashurit shqiptar / Si u zbulua Carmela, ‘mafiozia’ 65-vjeçare

338
Sigal

Italiania Carmela Sciacchitano, 65 vjeçe, është dënuar nga Gjykata italiane e Monzës me 30 vite heqje lirie, si personi që kishte urdhëruar vrasjen e shqiptarit, Astrit Lamaj 42 vjeç, njëkohësisht ish-i dashuri i saj.

I zhdukur prej vitit 2013 trupi i shqiptarit u gjet i murosur më janar të 2019 në një vilë antike në komunën Senago në provincën e Milanos.

Ndërprerja e marrëdhënies dashurore ka shtyrë italianen Carmela Scitacchitano të hakmerret duke porositur vrasjen e shqiptarit gjë që e bëri duke kërkuar autorizimin e klanin mafioz sicilian Cammarata i fuqishëm në Catanisetta e me bazë qytezën e Riesit.

Pjesë e këtij klanin mafioz janë dhe dy vëllezërit Angelo e Carmelo Arlotta, banues në provincën e Monzës por me origjinë nga Kalabria të cilët janë dhe ekzekutuesit material të krimit.

Gjykata e Monzës  ka dënuar me 24 vite burg Angelo Arlotta dhe 14 vite burg për Carmelo Arlotta të cilët kanë bashkëpunuar me drejtësinë italiane duke rrëfyer krimin.

Shqiptari  fillimisht është rrahur keq nga  vëllezërit Carmelo e Angelo Arlotta, së bashku me Francesco Serio e Cosimo Mazzola. Ndërsa më pas është mbytur me një fill najloni nga italiani Giuseppe Cammarata, që aktualisht ndodhet në burg për aktivitet mafioz e mbi të cilin rëndon dhe akuza e pjesëmarrjes në vrasjen e shqiptarit

Emigranti shqiptar Astrit Lamaj me precedent penal nga drejtësia italiane ishte sinjalizuar i zhdukur nga janari i viti 2013. Denoncimi për zhdukjen e tij ishte bërë nga i vëllai.

Si u zbardh pas 6 vitesh vrasja?

Zbardhja e vrasjes së shqiptarit është bërë pas rrëfimit të një dënuar sicilian Carmelo Arlotta e një nga autorët e ekzekutimit të tij.

Sipas rrëfimit të Carmelo Arlottas, shqiptari Astrit Lamaj është vënë në kurth nga autorët e krimit me motivin e shitblejrjes së një sasie droge. Takimi ishte lënë në garazhdin e një banese në  komunën Muggia të Monzës. Shqiptari  fillimisht është rrahur keq nga  vëllezërit Carmelo e Angelo Arlotta, Francesco Serio e Cosimo Mazzola. Ndërsa më pas është mbytur me një fill najloni nga italiani Giuseppe Cammarata, i cili aktualisht ndodhet në burg për aktivitet mafioz e që një ditë më parë i është shtuar akuza e krimit të vrasjes e fshehjes së trupit të shqiptarit Astrit Lamaj.