Universiteti Mesdhetar i akordon titullin “Honoris Causa” Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë

122

Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus përgëzon UMSH për hapjen e Fakultetit të Shkencave Mjekësore

Sigal


Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, i akordon Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, titullin Dr Honoris Causa. Senati akademik i UMSH-ka miratuar unanimisht dhënien e këtij titulli me motivacion : Për kontributin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në kujdesin shëndetësor universal, angazhimin profesional në trajtimin e rreziqeve të shëndetit publik, koordinimin në përgjigje të emergjencave shëndetësore në nivel global në dobi të shëndetit dhe mirëqenies njerëzore, si dhe për mbështetjen dhe ndihmën për mjekësinë, urgjencat e ofruara për Shqipërinë në përballimin e pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19”. Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Prof. Dr. Anastas Angjeli dhe drejtues të lartë të UMSH ishin të ftuar në selinë qëndrore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në ceremoninë e dorëzimit të titullit. Në fjalën e tij, Prof. Dr. Anastas Angjeli u shpreh se Pandemia COVID 19 tregoi në mënyrën më dramatike të mundshme se sa e rëndësishme është bashkëpunimi, solidariteti dhe tejkalimi i ndasive politike, ekonomike dhe sociale kur në lojë është shëndeti, gjëja më e çmuar për çdo banor të këtij planeti. “Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus i përket kësaj kategorie drejtuesish me integritet të padiskutueshëm dhe më një sens detyre të lakmueshëm, por edhe me një autoritet moral të lartë dhe imponues. Pikërisht duke përdorur këtë autoritet si dhe aftësinë për të qëndruar mbi palët, si një negociator që duhet të ruajë ekuilibrat por edhe të çojë përpara një mision fisnik ai ja doli të bëjë më të mirën në një nga momentet më të vështira që njërëzimi ka kaluar në 100 vitet e fundit, tha Angjeli në fjalën e tij. Ai shtoi se ndihma që Organizata Botërore e Shëndetësië ka dhënë, sidomos për vendet e vogla siç është Shqipëria, gjatë periudhës së pandemisë, por jo vetëm, kanë qenë thelbësore për reformimin e sistemit shëndetësor si edhe për tejkalimin e situatës emergjente të krijuar nga pandemia.  Pas marrjes së titullit Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh: se ndjehej i nderuar  në këtë vlerësim  dhe theksioi se Covid 19 e ktheu boten permbys duke shkuar përtej shendetesore, por duke shkatërruar  shoqëri, ekonomi dhe stabilitetin politik. “Por kjo pandemi na la një mesazh shumë të rëndësishëm: Shendeti fillon dhe mbaron te komuniteti.

Së dyti mund të theksoj se kërcënime globale kërkojnë reagim global, kjo është dhe arsyeja qe OBSH po mbështet vendet duke qenë së ata u bënë bashkë në këtë betejë.
Mësimi më i rëndësishëm është që barazia është çelësi për sigurinë shëndetësore globale.
“Së fundmi duke ju falenderuat dhe njëherë për vlëresimin do uroj UMSH, për hapjen e fakultetit të Shkencave Mjekësore. Besoj se kjo do të luajë një rol të rëndësishëm në përgatitjen e brezit të ri të liderve të shëndetsise që të ndërtojnë një të ardhme të sigurtë.  të shëndetshme të ndershme për qytetaret e Shqipërisë dhe gjithë botës”, tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Fjala e plotë e Presidentit të UMSH në Gjenevë

Pandemia COVID 19 tregoi në mënyrën më dramatike të mundshme se sa e rëndësishme është bashkëpunimi, solidariteti dhe tejkalimi i ndasive politike, ekonomike dhe sociale kur në lojë është shëndeti, gjëja më e çmuar për çdo banor të këtij planeti. Njerëzimi gjatë historisë së tij është mësuar të jetojë me fatkeqësi të përmasave tragjike siç janë pandemitë, por në një periudhë të tillë si kjo e sotmja ku si pasojë e globalizimit, lëvizjet, shkëmbimet, ndërvarësia janë të një shkalle të pakrahasueshme me periudha më të hershme historike, vështirësia e përballjes me të tilla sfida shumfishohet dhe bashkëpunimi në nivel global fiton një rëndësi jetike.

Me një kosto të madhe njerëzore u demonstrua edhe një herë se sa të pafuqishëm jemi të ndarë përballë sfidave të tilla. Gjithashtu u demonstrua se sa thelbësore është prezenca e figurave me integritet të lartë në drejtimin e organizatave ndërkombëtare, të cilat nga njëra anë duhet të bashkërendojnë përpjekje të përbashkëta në nivel global dhe nga ana tjetër janë të detyruar të bëjnë këtë në një ambjent ku ineresat shtetërorë shpesh herë përplasen duke krijuar dinamika të paparashikuara.

Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus i përket kësaj kategorie drejtuesish me integritet të padiskutueshëm dhe më një sens detyre të lakmueshëm por edhe me një autoritet moral të lartë dhe imponues. Pikërisht duke përdorur këtë autoritet si dhe aftësinë për të qëndruar mbi palët, si një negociator që duhet të ruajë ekuilibrat por edhe të cojë përpara një mision fisnik ai ja doli të bëjë më të mirën në një nga momentet më të vështira që njërëzimi ka kaluar në 100 vitet e fundit.

Ndihma që Organizata Botërore e Shëndetit ka dhënë, sidomos për vendet e vogla sic është Shqipëria, gjatë periudhës së pandemisë, por jo vetëm, kanë qenë thelbësore për reformimin e sistemit shëndetësor si edhe për tejkalimin e situatës emergjente të krijuar nga pandemia. Shqipëria në të njëjtën kohë mbështet fort iniciativat e ndërmarra nga lidershipi i OBSH-së si Koalicioni i Shëndetit Mendor Pan Europian, Fuqizimi përmes Shëndetit Dixhital, Agjenda Europiane e Imunizimit 2030, Sjellje e Shëndetshme: Ndërthurrja e njohurive mbi sjelljen me njohuritë mbi kulturën, etj., duke i vendosur në objektivat e strategjisë së zhvillimit të vendit.

Sa më sipër ishte kënaqësia ime e veçantë që t’i propozoja Senatit Akademik të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë t’i akordojë titullin Doctor Honoris Causa Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, dhe të caktohem të jem një nga promovuesitpër dhënien e këtij titulli.

Studentët e UMSH, shumë shpejt diploma të dyfishta me Universitetin e Gjenevës

Gjatë vizitës së tyre në Gjenevë, Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Akademik, Prof. Dr Anastas Angjeli dhe drejtues të lartë të UMSH zhvilluan një takim me Prof. Dr. Djawed Sangdel, drejtues i Swiss UMEF, në Gjenevë. Takimi dypalësh u zhvillua në kampusin e Swiss Umef. Në këtë takim, të dy drejtuesit bënë një prezantim të programeve akademike, arritjeve dhe projekteve të zhvillimit. Gjatë takimit u ra dakord nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi me gamë të gjerë duke përfshirë disa fusha. Diplomat e dyfishta, shkëmbimi i studentëve, profesoratit dhe mundësia e krijimit të një poli akademik të UMEF edhe në Tirane, ishin disa prej çështjeve që u diskutuan në takim. Hapi i parë dhe i rëndësishëm ishte rënia dakord mbi temat e referencës për fillimin e alolokimit të marrëveshjeve për dhënien e diplomave të dyfishta të UMSH-UMEF. Në vizitën e ardhshme që do të zhvillohet në Tiranë u ra dakord që të miratohen dhe kushtet për shkëmbimin e studentëve, duke kryer studime të pjesshme në universitetet respektive me kushte lehtësuese financiere për studentët e UMSH. Ekonomia dhe shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare janë programet që do të ndiqen nga studentët pjesë e programit exchange. Arritja e partneritet dhe implementimi i marrëveshjeve në një kohë sa më të afërt ishin momentet kur të dy palët ranë dakord.