Dr. Zekri Palushi: Shqipëria një ferr për shqiptarët, dhe parajsë, për mafien kombëtare e ndërkombëtare

195
Sigal

Ja pse vendi i shqiponjave është kthyer në një ferr për shqiptarët, dhe parajsë, për mafien kombëtare e ndërkombëtare.

Shqipëria po arrin në një pikë, pa kthim!

Dr. Zekri Palushi (MD) *
Ish-këshilltar i kryeministrit Meksi

 

“Shqipëria po udhëhiqet në prapaskenë, nga grup mafiozësh të mbështetur dhe përkrahur nga kreu i “rilindjes mavi”, i cili po zbaton me përpikmëri, e guxim, skenarin e Sorosit, për të varfëruar në maksimum popullin, për të zhdukur opozitën dhe pluralizmin”

Shqipëria po udhëhiqet në prapaskenë, nga grup mafiozësh të mbështetur dhe përkrahur nga kreu i “rilindjes mavi” Edi Rama, i cili po zbaton me përpikmëri, e guxim, skenarin e Sorosit, për të varfëruar në maksimum popullin, për të zhdukur opozitën dhe pluralizmin, e si rrjedhojë, për ta kthyer vendin tonë, në një vend të kriminalizuar, ku populli bashkjeton, e bashkpunon me krimin, dhe punësohet nga kriminelët, e kështu, MAFIA narkoshtetare vazhdon shtrirjen e saj, në të gjitha qelizat e jetës së qytetarëve, duke e kthyer vendin në një qendër logjistike ndërkombëtare, të grumbullimit, përpunimit, prodhimit, dhe shpërndarjes së drogës, prostitucionit, dhe krimit të organizuar, si brenda, dhe jashtë vendit.

01

Të dashur bashkatdhetarë, në këtë gjendje që keni arritur, -Ju gjithçka mund të injoroni, por do të ishte  fatalitet kombëtar neglizhimi i Inceneratorëëëve, (kryevepra korruptive e Edi Ramës dhe Erjon Velisë), ku nëpërmjet tyre, edhe sot, e çdo ditë vazhdojnë të rrjedhin miliona lekë, nga xhepi juaj. Do të ishte e pafalshme, nëse ju akoma se keni kuptuar se prania e DEA-s, (Drug Enforcement Administration), në Tiranë, tregon qartë se ky institucion ka humbur besimin, jo vetëm në qeverinë e Edi Ramës, por edhe në atë të ambasadës Amerikane në Tiranë, me ambasadore Yuri Kim. Ju nuk mund të injoroni çështjen ‘’Charles McGonigal’’, që ndër krimet e tij, në-bashkpunim, lidhet edhe ‘non-grata’ e Berishës. Ju s’duhet të injoroni terrorizimin me tritol dhe plumba, të përdorura nga guerilasit mafioz të Edi Ramës, ndryshe, një ditë fat-zezë, ju apo fëmijët tuaj mund të ktheheni në viktima. Mbi të gjitha, populli dhe kombi shqiptar, duhet ta dijë mirë, dhe të mos e harrojë kurrë, se armiqtë kryesorë, që po punojnë non-stop për shkatërrimin e demokracisë së Shqipërisë janë: ‘’Tre mosketjerët’’ sorosjan, Alibej-Basha-Bardhi, (pa të cilët, Edi Rama s’do të kishte as edhe një shans për të mbijetuar. S’duhen shumë mend për të kuptuar se lufta e tyre kundra Prof. Dr. Sali Berishës, s’është gjë tjetër veçse një vazhdimësi e luftës së dështuar të Sorosit për të eleminuar politikisht, Liderin Historik të PDSH-së, e bashkë me të edhe atë pak, çfarë ka mbetur prej Demokracisë së venitur Shqiptare. Nëse këto çfarë rrjeshtova më sipër, nuk ju shqetësojnë aq shumë, atëherë, po ju kujtoj edhe një tjetër… Vendimin e fundit, të Organeve Ligjore, me të cilën, gjysmës së popullit Shqiptar, i mohohet e drejta e votimit, apo, nëse do të përdornim gjuhën e komunistve, duhet të thonim se:- gjysmës së Shqiptarëve u hiqen ‘’Triskat e Frontit’’. Nuk do t’ia vlente të diskutonim për këta ‘’tre-moskëtjerë’’, por, për misionin që kanë dhe se kush qëndron pas tyre nënvleftësimi mund të rrezultojë fatal, aq më tepër kur tashmë dihet se, ata, së bashku me Ramën dhe Veliajn janë djem metastatik të kriminelit kongenital, mega-spekulatorin internacional, George Soros. Në fakt djali biologjik i Sorosit, (Alex Soros), tashmë ka filluar fushatën elektorale në kryeqytet, dhe sigurisht që për këtë ‘’bamirësi’’, nga xhepi juaj, do t’i paguani atij, miliona dollarë! Ky grup mafiozësh, të udhëhequr në prapaskenë, nga Edi Rama, po zbaton me përpikmëri, e guxim, skenarin e Sorosit, për të varfëruar në maksimum popullin, për të zhdukur opozitën dhe pluralizmin, e si rrjedhojë, për ta kthyer vendin tonë, në një vend të kriminalizuar, ku populli bashkjeton, e bashkpunon me krimin, dhe punësohet nga kriminelët, e kështu, MAFIA narkoshtetare vazhdon shtrirjen e saj, në të gjitha qelizat e jetës së qytetarëve duke e kthyer vendin në një qendër logjistike ndërkombëtare të grumbullimit, përpunimit, prodhimit, dhe shpërndarjes së drogës, prostitucionit dhe krimit të organizuar, si brenda dhe jashtë vendit. Si rrjedhojë, ju tashmë jeni në dijeni se Shqipëria është kthyer në një ferr për shqiptarët, dhe parajsë për MAFIEN kombëtare, e ndërkombëtare. Në këtë situatë të rrezikshme dhe kushte, qëllimisht të krijuara, Shqiptarët kanë humbur shpresat, dhe duke mos parë asnjë dritë në fund të tunelit, s’kanë rrugë tjetër, veçse të braktisin vendin. Le të kthehemi përsëri tek këta ‘’Tre Moskëtjerë’’, tradhëtar, mashtrues dhe cinik, pa të cilët, Edi Rama do të kishte përfunduar me kohë në ‘inceneratorët’ e tij, për të parë se sa serioz ata ishin në ‘’përpjekjet’’ e tyre për bashkim, ndërkohë që padia e tyre për ndarje, vazhdonte të ishte e depozituar në gjykatë. Po ku ka gjë, më qesharake dhe paradoksale se kjo? Nëse doni të pështiroseni/neveriteni edhe më tepër, ju sygjeroj që të ndiqni një emission të Eni Vasilit, ku përballë panelit të saj, ajo kishte vendosur Enkelejd Alibean, i cili, jo vetëm që si përgjigjej aspak pyetjeve të panelit, por, me akrobaci fjalësh boshe, hidhej nga dega në degë, duke e menduar vehten si një aktor, apo më mirë të themi: duke e imagjinuar vehten si Enver Hoxha, në mbledhjen e 81 partive, ku: ‘’nga i akuzuar, u kthye në akuzues’’, me mendimin se jua hidhte të gjithëve. Në fakt, në rastin e Alibej-Bashës, ishin analistët e nderuar Lubonja, Rakipllari, Sulo dhe moderatorja durimmadhe, Eni Vasili, (që po ndiqnin ‘’gjykimet’’ infantile të këtij ish-ministri, me një dhëmbshuri intelektuale e njëherësh, përpiqeshin të mbanin qetësinë dhe të amortizonin sado pak, iritimin dhe fyerjet e inteligjencës, që diarea pallavrike e këtij kllouni politik, ju shkaktonte), triumfues i vërtetë. Në këtë rast, në emër të komunitetit shqipëtar të Australisë i bëj thirrje çdo demokrati të vërtetë, që e do, dhe e vlerëson, vehten, familjen dhe kombin, që jo vetëm të distancohet nga ky grup, por edhe ta ç’aktivizojë menjëherë këtë ‘’minë me sahat’’, që po të shpërthejë, do ta çojë vendin në një pikë, pa-kthim.

“A janë ndërkombëtarët në dijeni se Rama, ka emëruar më shumë ‘’ambasador droge’’ (sesa Përfaqësues Diplomatik), të cilët, me ‘’aftësitë’’ e tyre, kanë arritur të korruptojnë qeveritarë të ndryshëm, në disa vende të botës, deri në Ekuador, pa përmendur rastin e McGonigal!”


02

Si gjithmonë, e ndiej të nevojshme që t’i bëj një thirrje medias.

Një media profesionale, e shëndetshme dhe e ndershme, është shumë më e fuqishme sesa shteti, nëse shërben si një megafon për popullin, dhe i rreziston përpjekjeve të shtetit për ta korruptuar. Fatkeqësisht; shumë nga mediat shqiptare me kohë, jo vetëm janë bashkuar me qeverinë, por edhe i thurin lavdi dhe mundohen të fshehin sa më shumë, apo justifikojnë krimet e saj. Jam i bindur se shumica e mediave, e dinë mjaft mirë se strategjia e luftës kundra Berishës, buron tek urrejtja e Georg Sorosit dhe fuqia e tij korruptuese; monetare e politike, jo vetëm në Amerikë, por pothuajse në të gjitha shtetet perëndimore. A nuk e shihni se George Soros, është prapa çdo lëvizje anti-demokrartike? A nuk e kuptoni se, e njejta strategji, që George Sorosi ka përdorur dhe po përdor kundra ish-Presidentit Donald Trump, ka përdorur dhe po përdor, edhe kundra Sali Berishës? Nëse e dini këtë, atëhere pse nuk e analizoni asnjë herë -urrejtjen e tij pathologjike, kundra Sali Berishës, dhe Donald Trump, veçanërisht kur dihet se Sorosi, (përveç forcës së dollarit, dhe të fuqisë korruptive të tij), nuk ka as edhe një pozitë zyrtare të rëndësishmeë, lëre më të jetë zgjedhur prej popullit? Ma merr mëndja, se ju e dini, edhe më mirë se unë se, -Sorosi i urren në maksimum këta dy figura, për disa karakteristika të përbashkëta që kanë, si: patriotizmin, ndershmërinë, karizmën, dashurinë ndaj popullit, dhe atdheut të tyre, dhe vendosmërinë që ata kanë, për të mbrojtur vlerat njerëzore, e kombëtare.

Sorosin e tmerrojnë këto vlera, si dhe dashuria dhe mbështetja e madhe që ata gëzojnë në vendet e tyre përkatëse. Njëherësh, dhe pa dyshim, Sorosi ndjehet i ofenduar, dhe i dështuar para tyre, pasi Berisha, dhe Trump, mund të jenë nga udhëheqësit e paktë në botë, që Sorosi, s’arriti t’i korruptonte. Megjithatë, ai s’heq dorë dhe nuk tërhiqet. Besoj se jeni në dijeni, të përpjekjeve që ditët e fundit, një nga të financuarit e Sorosit, prokurori i NeëëYorkut, Alvin Bragg, manipuloi një histori me të cilën mendonte se mund të arrestonte Trumpin. Ndërkohë që vetë ai u kap duke i fshehur Jurisë së Madhe të Neë Yorkut, rreth 600 faqe evidence, që ishin në favor të Trumpit. Për këtë, gjest, shumë nga antarët e kësaj Jurie kanë kërkuar që Bragg të investigohet për një keq-bërje të qëllimshme. Në të vërtetë, qëllimi kryesor i kësaj manovre nuk ishte thjesht arrestimi i Trumpit, por ishte krijimi i një dominanteje psikologjike në mendjen e popullit (që Trumpi do të arrestohej), e kështu vemendja e njerëzve do të largohet nga dështimet e vazhdueshme dhe të gjith-anëshme të qeverisë Biden, si dhe korrupsionin e familjes së tij që po rrezikojnë disintegrimin e Amerikës. Pra, edhe njëherë, i bëj thirrje të sinqertë, përfaqësuesve të medias shqiptare, që t’i analizojë këto ngjarje me objektivitet. Nuk është aspak e llogjikshme, që të përdoret Amerika, (në këtë rast e disorientuar), si mjet shantazhues dhe goditje kundra Sali Berishës! Aq më tepër kur ju e dini mjaft mirë se analizat kundra Berishës, bazohen në një non-sens të jashtzakonshëm, por jo të paqëllimshëm. Pse e them këtë? Sepse, ju tashmë, përveç të tjerash, dini mjaft mirë burimin, dhe qëllimin e ‘’non-gratës’’ sorosiane, e sidomos, pas ardhjes në sipërfaqe, të çështjes ‘’McGonigal’’. Po kështu, ju e dini mjaft mirë Fiziologjinë Pathollogjike të gjendjes aktuale, ku çdo ditë në pushtet e Edi Ramës, është një minë me sahat, për të gjithë ju, dhe popullin shqiptar. Nëse ju e dini, dhe e pranoni këtë, atëhere unë mund t’ju them me plot gojë se: -Kushdo që lufton kundra Sali Berishës, lufton për të mbajtur në pushtet Edi Ramën! Kushdo që lufton kundra Berishës, lufton për shkatërrimin e Pluralizmit, Demokracisë, Sigurisë, dhe Mirëqenies, ku i gjithë populli shqiptar, përfshi edhe ju, do të jeni viktima. Po kështu, Ju e dini mjaft mirë se kushdo, që lufton kundra Berishës, është në kundërshtim të hapur me interesat tona Kombëtare dhe në disfavor të çdo shqiptari.

03
Ndërkombëtarët e Tiranës, McGonigal dhe modeli i Izraelit

Përfaqësues të nderuar të medias! Edhe Amerika bën gabime, bile nganjëherë, shumë të mëdha, me pasoja të jashtzakonshme kombëtare e ndërkombëtare,dhe pikërisht, sot Demokracia Shqiptare, po vuan më shumë se kurrë, prej gabimeve Amerikane. Sigurisht që të jesh mosmirënjohës është një turp i madh, por të kritikosh një shok, një mik, një partner, apo një aleat, kushdo qoftë ai, s’është aspak turp, përkundrazi është një gjest tepër njerëzor e burrnor. Dhe përfaqëson një gjest dashamirësie të thellë, dhe fisnikërie të lartë, -‘’Kush të do edhe të kritikon’’, apo jo? Në këtë kontekst po ju kujtoj se si Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyyahu, ju përgjigj deklaratës së Presidentit Biden: ‘’Izraeli është një vend sovran që i merr vendimet me vullnetin e popullit të tij dhe jo bazuar në presionet nga jashtë, përfshirë edhe miqtë tanë me të mire. Kjo pra është burrni! Dhe ju të gjithë e dini mjaft mirë, se sa të afërta janë lidhjet Izrael-Amerikë, shumë, shumë herë më të afërta se ato që Amerika ka me Shqipërinë. Dhe po ju kujtoj edhe një gjë tjetër se, servilizmin, nuk e vlerësojnë as vetë amerikanët! Për kuriozitet do t’ju pyesja:- Ku janë prononcimet e Ambasadores Yuri Kim, për ngjarjet e fundit, dhe  për skandalet, që po kthehen në normë? A nuk është ajo në dijeni, se Edi Rama, ka emëruar më shumë ‘’ambasador droge’’ (sesa Përfaqësues Diplomatik), të cilët, me ‘’aftësitë’’ e tyre, kanë arritur të korruptojnë qeveritarë të ndryshëm, në disa vende të botës, deri në Ekuador, pa përmendur rastin e McGonigal! Bashkatdhetarë të mi të dashur, për të mos u zgjatur më shumë kam një shpresë të jashtzakonshme, që ju, dhe populli ynë në përgjithësi, do të dini t’i shfrytëzoni Zgjedhjet e 14 Majit, për ta përmbysur pushtetin bazal të Edi Ramës, me forcën e votes! Njëherësh do t’ju kujtoja protestat agresive të francezëve, që vetëm pse Presidenti Makron donte të rriste moshën e daljes në pension, nga 62, në 64 vjeç, ata jo vetëm që dogjën Parisin, por besoj se së shpejti, do të ‘’djegin’’ edhe presidencinë e vetë Makronit. Dhe po e mbyll këtë shkrim me një thirrje tepër miqësore për të gjithë demokratët e Shqipërisë, e veçanërisht, për demokratët Pukjanë, (ku unë, me disa shokë e miq të nderuar, në vitin 1991, krijuam Degën e PDSH me qendër në Fushë-Arrëz), që të votojnë për kandidatët e PDSH, të përfshirë në koalicionin ‘’BASHKË FITOJMË’’.