Universiteti i Shkodrës po kthehet si dikur parku i mallrave të Laçit

78
Sigal

“Pashallëqet” universitare bashkë me pashallarët e klasës politikë kanë krijuar një perandori nepotike. Një universitet që shpenzon njëlloj sa për libra dhe për perde, apo më shumë për furgonë se për kërkimin shkencor, dëshmon probleme të theksuara vizioni. Për pajisjet elektronike u shpenzuan 373 mln lekë, për perde 300 mln lekë dhe për libra vetem 30 mln lekë. Për blerjen e 1 autobuzi 30+1: 80.000,000 lekë dhe fugon mallrash 7.000,000 lekë. Të gjitha investimet për laboratorët kapin shumën e 99.689.290 lekë, ndërkohë që për instalimi i tyre vetëm për sallën e senatit parashikohen 83.340. 000 lekë

 

Një universitet që shpenzon njëlloj sa për libra dhe për perde dëshmon probleme të theksuara vizioni në drejtimin e tij. Një universitet që çdo vit parashikon në zërat buxhetorë furgonë dhe automjete, rrezikon që më shpejt të kthehet në agjensi transporti se sa në kryeqendrën e kërkimit shkencor.

“Pashallëqet” nepotike universitare bashkë me pashallarët e klasës politikë kanë krijuar një perandori nepotike. Ku raportet e nxorrën në pah se shtatë Universitetet publike shpenzuan miliona euro për ruajtjen e godinave të tyre,  për honorarë, shpërblime dhe pajisjet e zyrave. Aktivisti Kolindo Vjerdha ka sjellë në vëmendje se si Universiteti i Shkodrës hap “thesin” e investimeve në vitin zgjedhor. Ku në analizën e zërave të projekt-buxhetit 2024, vihet re një shtim i konsiderueshëm i shpenzimeve për blerje automjetesh dhe pajisje jo thelbësore për veprimtarinë akademike.

Konkretisht, është planifikuar:

Furnizim dhe vendosje perde: 3,000,000 lekë.

Blerje automjeti 30+1: 8,000,000 lekë (ndërkohë që në vitin 2023 parashikimi ishte 7,000,000 lekë). Blerje automjeti për transport mallrash: 700,000 lekë (ndërkohë që në vitin 2023 parashikimi ishte 600,000 lekë).

Duke u bazuar në këto të dhëna, mund të argumentohet se universiteti po shpenzon shumë për asete, që nuk kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

Lista e zërave të buxhetit vazhdon me:

Pajisje elektronike: 37,313,842 lekë.

Blerje librash: 3,000,000 lekë (vetëm 1.9% e investimeve të parashikuara).

Kjo disbalancë shpenzimesh tregon një mungesë të theksuar të fokusit në përmirësimin e burimeve akademike dhe kërkimore. Një universitet që shpenzon njëlloj sa për libra dhe për perde dëshmon probleme të theksuara vizioni në drejtimin e tij. Një universitet që çdo vit parashikon në zërat buxhetorë furgonë dhe automjete, rrezikon që më shpejt të kthehet në agjensi transporti sesa në kryeqendrën e kërkimit shkencor.

Të gjitha investimet e marra së bashku në të gjitha laboratorët parashikohen në shumën 9,968,929 lekë, ndërkohë kur për pajisjet dhe instalimi i tyre vetëm për sallën e senatit parashikohen në shifrën 8,334,000 lekë. Kjo përqasje tregon një prioritet të shfrytëzimit të fondeve për nevoja administrative dhe infrastrukturore në dëm të përmirësimit të mjedisit të kërkimit dhe mësimdhënies.

Në një kontekst të tillë, studentët duhet të jenë të informuar dhe të ndërgjegjshëm për mënyrën se si shpenzohen tarifat që paguajnë çdo vit dhe njëherësh fondet e universitetit. Ata kanë të drejtë të kërkojnë transparencë dhe përgjegjshmëri nga drejtuesit e institucionit.

Universiteti i Shkodrës meriton një vizion të ri, të fokusuar në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe kërkimit, larg praktikave të zhvatjes dhe korrupsionit, që nuk i shërbejnë interesave akademike.

 

Monitorimi: Universitetet shqiptare shpenzojnë miliona euro për sigurim godinash dhe honorare

Raportet tregojnë për të disatin vit se në institucionet e arsimit të lartë më shumë rëndësi po u jepet arredimit të zyrave duke lënë pas zërat e rëndësishëm për jetën akademike.

Krahasuar me vitin 2019 shtatë universitetet rritën buxhetin për “Studime dhe kërkime” dhe “Libra dhe publikime”. Nga 18,290 euro në 2019 universitet shpenzuan 79,034 euro në 2023 për studime dhe kërkime. Po ashtu nga 20,128 euro në 2019 për libra dhe publikime, në 2023 kanë shpenzuar 225,122 euro. Për telefon, internet për stafin, shifra është 36,042 në 2023.

 

INFO

-2024 e gjen vendin me  rreth 28 mijë maturantë

-14 mijë nxënës më pak se në vitin 2014

– 30% e degëve në të gjithë universitetet e vendit  rrezikon mbylljen.

– 55.5% e degëve prioritare në Shkodër rrezikojnë të mbyllen.

– 4 prej 9 degëve prioritare janë në Gjirokastër në rrezik.

– 6 dhe 8 studentë të regjistruar në Fizika dhe Kimi .

 

Qeveria i detyron të punojnë 3 vite në vend, studentët e Mjekësisë padisin shtetin shqiptar në Strasburg

Studentët e Mjekësisë kanë bërë një padi kundër shtetit shqiptar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Padia e tyre lidhet me ligjin e vendosur nga qeveria, që i detyron ata të punojnë deri në 3 vite pas përfundimit të studimeve, pasi në të kundërt nuk do të diplomohen. Më herët studentën e dërguan ligjin në Gjykatën Kushtetuese, me këtë të fundit që e rrëzoi pjesërisht. Pas vendimit të gjykatës, qeveria bëri disa ndryshime në ligj, edhe pse punësimi i detyruar mbetet ende në fuqi. Sipas ndryshimeve, për studentët e vitit të parë për Mjekësi, nga 5 vjet, punësimi i detyruar ulet në 3 vjet. Për të rinjtë e viteve të dyta deri të katërta kufizimi bëhet dy vjet, ndërsa studentët e viteve të fundit detyrohen të punojnë në Shqipëri vetëm një vit pas shkollës. Ndryshimet e propozuara nga qeveria nisin zbatimin nga viti i ri akademik 2024-2025 dhe do të kenë efekt deri në 2029.