“Unë jam grushti i fortë i munguem i Migjenit”/ Protestë e heshtur në Shkodër për godinën e Teatrit Kombëtar

359
Sigal

Artistë të rinj të teatrit “Migjeni” në Shkodër kanë zhvilluar një protestë të heshtur duke kundërshtuar prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Të rinjtë mbajnë në duar mbishkrime ku thuhet “Teatri është shtëpia ime”, “Unë jam teatri”, “Shembët godinën por jo teatrin”, “Jetojmë për lirinë”, “Dhuna nuk më përfaqëson”, “Unë jam grushti i fortë i munguem i Migjenit”, “Jo diktaturës”, “Zgjohu”.