UMSH uron në 88 vjetorin e lindjes, gjeniun e letrave shqipe Ismail Kadare

52
Sigal

88 vite më parë, 28 janar të vitit 1936, u lind në Gjirokastër Ismail Kadareja, shkrimtari i shquar shqiptar. Ditëlindja e Kadares është një datë e shënuar, pasi Kadare është padyshim figura kryesore e letërsisë shqiptare, ku vepra e tij është përkthyer në mbi 45 gjuhë të botës.

Në nder të 88-vjetorit të shkrimtarit Ismail Kadare, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka  uruar gjeniun bashkëkohor, të cilit i akordoi  titullin “Honors Causa”: 

“Me rastin e shpalljes Doktor Honoris Causa nga Senati i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, përfitojmë nga rasti për t’i uruar ditëlindjen shkrimtarit tonë të shquar, Ismail Kadare, duke i shprehur dhe një herë mirënjohjen dhe respektin për vizitën dhe bashkëbisedimin e ngrohtë dhe miqësor me stafin dhe studentët e Universitetit tonë.”