Ulet sipërfaqja e përmbytur në Shkodër, dalin mbi ujë pasojat e shkatërrimit

631
Sipërfaqja e përmbytur në bashkinë e Shkodrës deri në orën 9.00 të datës 3 prill 2018 është mbi 1645 ha. Ende qindra shtëpi janë të rrethuara nga uji.
Bashkia Shkodër ka bërë të mundur rivënien në punë të pompave të ujësjellësit në nj.ad Dajç , stacionin e ujësjellësit Oblika 2 , stacionin e ujësjellësit në Trush e Bërdicë dhe po punohet tek Oblika 1 (megjithëse akoma ka prezencë uji).
Bashkia ka bërë të mundur dezinfektimin e 2 shkollave në njësinë administrative të Dajçit pas largimit të ujit, në shkollën e Dajçit dhe atë të Samrishtit.
Grupet e punës të përbashkëta të specialistëve të Bashkisë Shkodër dhe Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë vazhdojnë proçesin e dezifektimit të vendqëndrimeve të gjësë së gjallë. 
Nga ana tjetër, kërkohet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.
Sigal