Ulen ndjeshëm temperaturat, vranësira në të gjithë vendin, parashikimi i motit sot

196
Sigal

Ditën e sotme moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin. Duke nisur nga orët e mengjesit në zonën bregdetare dhe lindore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Mjegull e dendur e mjegullinë përgjatë zonave luginore. Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Verilindje e lehtë deri ne 8m/sek,pergjate vijës bregdetare dhe zonat luginore hera-herës me rrahje deri ne 13m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 4 / 9 °C, në vendet e ulëta: 0 / 9 °C, në vendet malore: -5 / 2 °C.