UKT: Kufizime me ujë në disa zona të Tiranës, shkak defekti i pompinit në Bërxull

493
Një defekt elektrik në stacionin e pompimit në Bërxull ka sjellë kufizim të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të Tiranës.
Kështu, sipas UKT do të ketë kufizime të ujit të pijshëm në zonën e Kombinatit, në lagjen e Sharrës dhe në Unazë të Re. Kufizime do të ketë po ashtu në Yzberisht dhe në Fushë Mëzez.
Sipas UKT kufizimet në furnizimin e këtyre zonave me ujë të pijshëm bëhet për shkak të një defekti elektrik në stacionet e pompimit në Bërxullë, duke njoftuar se po punohet për riparimin e defektit dhe normalizimin e situatës.
Sigal