UKT apel qytetarëve: Kurseni ujin, mos e shpërdoroni

512
Drejtoria e Ujësjellësit në Tiranë i kërkon qytetarëve të mos shpërdorojnë ujin e pijshëm në mënyrë që të mund të mirëmenaxhojnë këtë situatë thatësire. “Situata e furnizimit me ujë në Tiranë është në parametra të pranueshme, por për shkak të thatësirës dhe temperaturave të larta ka pasur një rritje të konsiderueshme të konsumit të ujit të pijshëm.
Probleme ka kryesisht tek Komuna e Parisit, zona e Sharrës, Kthesa e Kamzës, etj. I bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë sa më të kursyer në përdorimin e ujit dhe të mos e shpërdorojnë atë”, deklaroi Ilir Hoxha, këshilltar për marrëdhëniet me publikun pranë UKT.
Sipas tij, rezervat ujore janë të mira si në Bovillë, Shën Mëri, Selitë dhe burime të tjera gati në 80% të kapaciteteve të tyre, por një sasi e konsiderueshme e ujit të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit shpërdorohet nga qytetarët, duke vaditur apo duke larë makinat.
Drejtoria e Ujësjellësit u bën thirrje konsumatorëve që të denocojnë kur konstatojnë raste të shpërdorimit të ujit nga njëra anë dhe po kështu të njoftojnë kur kanë probleme me furnizmin.
Sigal