Drejtoria e Transportit sqaron: Ja si do të ndryshojnë taksat e reja të makinave

443
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë një njoftim nëpërmjet rrjeteve sociale, për ndryshime në Ligjin “Për Taksat Kombëtare” duke i dhënë fund një pabarazie disavjeçare ku shumë qytetarë mbeteshin nën taksën e TVML sepse Ligji nuk parashikonte amortizimin e vlerës së mjetit në vite. Për të njëjtin mjet si moshë, model, paguhej ndryshe nga kush e kishte prej vitesh brenda vendit e kush e importonte sot.

Nga hyrja në fuqi në Fletoren Zyrtare, taksa TVML llogaritet mbi vlerën e amortizuar të mjetit, nga regjistrimi i fundit në sistem.

Sistemi eDPSHTRR do përditësohet dhe sportelet e shërbimit të Drejtorive Rajonale do sqarojnë qytetarët për lehtësimin dhe daljen e shumë mjeteve (nën 3000 cc) nga taksa TVML. Kjo i jep fund edhe uljes fiktive të vlerës, sepse çdo vit vlera amortizohet progresivisht me 10% për efekt llogaritje në sistem.

Gjithashtu DPSHTRR njofton se në rastet e përjashtimit nga taksa TVMP janë përfshirë edhe “Personat me aftësi të kufizuar”, një kategori invaliditeti që nuk përfitonte deri më sot.

Njoftimi i bërë nga DPSHTRR në faqen e Facebook:

TJETËR ZGJIDHJE me iniciativën e DPSHTRR – MIE! Propozuam dhe u dëgjuam për ndryshime në Ligjin “Për Taksat Kombëtare” duke i dhënë fund një pabarazie disavjeçare ku shumë qytetarë mbeteshin nën taksën e TVML sepse Ligji nuk parashikonte amortizimin e vlerës së mjetit në vite! Për të njëjtin mjet si moshë, model, paguhej ndryshe nga kush e kishte prej vitesh brenda vendit e kush e importonte sot! Nga hyrja në fuqi në Fletoren Zyrtare, taksa TVML llogaritet mbi vlerën e amortizuar të mjetit, nga regjistrimi i fundit në sistem! Sistemi eDPSHTRR do përditësohet dhe sportelet tona do sqarojnë qytetarët për lehtësimin dhe daljen e shumë mjeteve (nën 3000 cc) nga taksa TVML! Fund edhe uljes fiktive të vlerës, sepse çdo vit vlera amortizohet progresivisht me 10% për efekt llogaritje në sistem! Gjithashtu në rastet e përjashtimit nga taksa TVMP janë përfshirë edhe “Personat me aftësi të kufizuar”, një kategori invaliditeti që nuk përfitonte deri sot! #TaksaTëDrejta #AleatMePublikun #BaraziPërVlerësimTaksash #DPSHTRR #MIE #VëmedjaTeQytetarët #JoFiktivitetit #LigjeTëDrejta #ZgjidhjePabarazive #QytetarëtDëgjohen #ShërbimeLlogjike

87096756_1260616020814286_5100104167410630656_n.jpg