Ujësjellësi i Vlorës “hap rubinetin” e tenderave për firmat private të drejtorëve të bashkisë

1029
E blinduar me statusin e mbiemrit të “dinastisë” së pushtetit absolut “Gjika” në Vlorë, drejtorja e Ujësjellës sh.a të Vlorës, zonja Varvara Gjika, po i trajton prokurimet publike të kësaj shoqërie publike, si “qoka” klienteliste për miqë, shokë e madje së fundi edhe për kolegë të ndërmarrjeve të tjera shtetërore të qytetit të Vlorës, që varen nga bashkia. Sipas një informacioni të ardhur në redaksiinë e Gazetës “Telegraf’, denoncohet rasti i tenderit me objekt prokurimi: “Kryerje sherbimi me roje private, për vitin 2015”! Ky tender është bërë objekt debati e akuzash ndaj drejtores së Ujësjellësit Varvara Gjika e cila kalon “në e nën dorë” gjithë tenderat që zhvillohen këtë ndërrmarje dhe që nuk janë pak në numër e në vlerë financiare, të cilat nuk janë lekë të saj, por fonde të shoqërisë e të buxhetit të shtetit. Tenderi për shërbimin e ruajtjes fizike dhe të sigurisë së objekteve të kësaj ndërrmarrje e ka paracaktuar “fituesin” ende pa u shpallur. E dini se kush u shpall fitues i tenderit të ruajtjes dhe sigurisë fizike të objekteve të ujësjellësit të Vlorës? U shpall me unanimitet të plotë prej komisionit të tenderimit, “dora vetë” drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimit të Pastrim-Gjelbërimit të Bashksië së Vlorës, “naltamdhënia” e tenderëve Fako Memini, themelues dhe administrator (pronar) i vetëm me 100% capital në pronësi i firmës private “ERAL”, me Nr identifikimi të subjetit në QKR: K36510222R, me aktivitet “Sigurimi i objekteve publike e private….”. Ky persnazh me psot drejtor I përkedhelur në bahkinë e Vlorës, njihet në Vlorë jo si Fako Memini, por si “Kapo i bashkisë” dhe i ca institucioneve e ndërmarrjeve të tjera…, Fuqinë e tij e tregoi edhe në tenderin e ruajtjes dhe sigurisë fizike private të ujësjellësit të Vlorës, si klient dhe drejtor koleg i drejtores Varvara Gjikës. Njoftimi me terma zyrtarë e ligjor, për shpalljen e tenderit në fjalë ishte formale, mbasi Fako Memini e kishte kapur prej “kapsitre” drejtoren Gjika. Firmat e tjera konkuruese, pjesëmarrëse në tender, që aplikuan në adresën elektronike “ëëë.app.gov.al.” dhe që “trokitën” për interesim në adresën “Ndërmarja e Ujësjellës sha-Vlorë”, lagja “Kushtrimi”, rruga “Arkobaleno”, nuk e dinin që dyshja e drejtorëve Gjika-Memini e kishin bërë “akrobacnë” me tenderin 10 milion, 306 mijë e 800 lekë të reja pa TVSH, ose që më gjithë taksën TVSH shkonte në 12 milion, 612 mijë e 1600 lekë të reja, troç 126 milion lekë të vjetra. Nuk e dime, se sa roje paguhen me këtë shumë, se sa objekte ruhen me këtë shumë lekësh dhe se sa lekë në muaj i paguan rojet Fako Memin, as nëse I ka apo jo të siguruar të gjithë rojet, por dimë faktin, që tenderin e e ruajtjes së objekteve të ujë-sjellësit e “rruajti” firma private e policisë private me pronar Fako Meminin, me detyrë shtetërore drejtor i Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit të Bahkisë së Vlorë, për 300 ditë shërbim ruajtje objektesh të ujësjellësit e të zyrës së drejtores Gjika. Tenderi është zhvilluar në datën 26 mars 2015, ora 10:00. “Fituesi” drejtro i bashkisë Vlorë, i shpallur nga drejtorja Gjika, nuk është shpallur akoma në buletinin e Prokurimeve Publike, mbasi pjesëmarrësit e tjerë në tender, kanë paraqitur anki-mimet e tyre të arguemtuara me akzua faktike për shkelje të rënda të ligjit të konflktit të interesit, të problemeve në dokumentacion, për komision vlerësimi ofertash rrjet nepotike e të vetë-vendosur nga drejtorja dhe për ndikim të hapur klientelist në përcaktimin e “fituesit” prej drejtores Varavara Gjika e cila, ankesave për abuzimet u është përgjjur me atë shpërfilljen fshatçe: “Vazhdoni bëni vër-vër-vër…”. Në vijim të investigimit, gazeta “Telegraf” disponon dhe do të publikoj fakte skandaloze me dosje të plota, lidhur me veprimtarinë e drejtores së Ujsjellësit të Vlorës, “sulltaneshësh” së kësja shoqërie Varvara Gjika me tenderat, borderotë e pagave, shpërblimet e zyrtarëve, të anëtarëve të bordit e asamlblesë, me pagesa pagash për njerëz që nuk janë as në Shqipëri, për punësim me kontrata 3 mujore, për blerje fictive veshjesh, veglash e pajisjesh pune, për blerje makinersi e pajisje stacionesh pompimi, tubash, përdorje “fondesh të zeza” për kanalizimet e ujërave të zeza e deri në shpallje tenderi, për blerje klori me sasi e vlerë… sa 5-fshi i klorit dhe çmimit që blen Ujësjellësi i Tiranës! Po kështu, gazeta disponon fakte edhe nga veprimtrai e firmës private dhe e “punëve” të Fako Meminit në aktivitietin si drejtor i Pastrim-Gjelbërimit në bashkin e Vlorës, ku mund të përmendim vetëm një fakt: Fondet për pastrimin janë harxhuar 100%, por Vlora është e qelbur e pastruar vetëm në 12% të sipërfaqes së saj, ndërsa sa për gjëlbërimin, dihet se çfarë bëhet: Vlora është “mbjellë” me kulla betoni… Gazeta “Telegraf” është e hapur të publikojë çdo reagimtë palëve që përmenden në shkrim.
Sigal