Udhëtimi me transport publik, OBSH nxjerr udhëzime

414
Sigal

Me ndryshimet javë pas jave për lirinë e lëvizjes dhe masave kufizuese, do hapet edhe transporti publik. Tashmë në vend janë të lejuara taksitë, që duhet të udhëtojnë me vetëm një person brenda dhe jo jashtë qyteteve.

OBSH sakaq ka publikuar disa rekomandime për qytetarët në lidhje me transportin publik:

“Nëse keni nevojë të përdorni transportin publik, mos harroni të praktikoni rregullat e higjenës së frymëmarrjes duke:

✅ mbuluar gojën dhe hundën me këndin e bërrylit të përthyer kur kollitenj apo teshtitni;
✅ hedhur sa më shpejt që të jetë e mundur çdo kartpecetë të përdorur në një kosh të mbyllur”, thekson OBSH.