U shty për shkak të zgjedhjeve të pjesshme lokale, Partia Socialiste mbledh kongresin më 9 prill

158
Sigal

Partia Socialiste do të mbledhë kongresin e saj më datë 9 prill.

Kongresi ishte parashikuar të mbahej në muajin shkurt, por u shty për shkak të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit.

Po ashtu mësohet se në Kongres do diskutohen prioritetet dhe sfidat politike të Partisë Socialiste.

Kujtojmë se në këto zgjedhje që u zhvilluan në gjashtë bashki: Vorë, Durrës, Shkodër, Rrogozhinë dhe Lushnjë, PS arriti që të merrte pesë prej tyre (vetëm Shkodrën humbi).