“U rrëzuan në kopsht”, dy të mitur përfundojnë në QSUT

45
Sigal

Dy të mitur përfundojnë në QSUT, pasi dyshohet se u rrëzuan në kopsht.

“Në QSUT janë paraqitur për ndihmë mjekësore, dy shtetas të mitur të moshës 5 vjeç, të cilët dyshohet se aksidentalisht janë rrëzuar në kopshtet që ata frekuentojnë, njëri në rrugën “Androniqi Antoniu Zengo” dhe tjetri në rrugën “Irfan Tomini”. Materialet për këto dy raste i kanë kaluar Prokurorisë, për vlerësim.”, thuhet në njoftimin e policisë.