Ndahet nga jeta aktori i madh Zef Deda, Meta shpreh ngushëllimet: Një humbje e madhe për artin shqiptar! Kujtimi i tij do mbetet i përjetshëm!

43
Sigal

Kryetari i PL, Ilir Meta ka reaguar pas lajmit të hidhur të vdekjes së aktorit të humorit Zef Deda. Përmes një postimi në Facebook Meta i shpreh ngushëllimet familjes së tij teksa shkruan se kujtimi i Zef Dedës aktorit shumë të dashur për mbarë oublikun, do të jetë i perjetshem në zemrat e gjithë shqiptarëve.

Postimi:

Një humbje e madhe për humorin dhe artin shqiptar ndarja nga jeta e aktorit shumë të dashur për publikun, Zef Deda.

I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Deda.

Kujtimi i Zef Dedës do të mbetet i përjetshëm në zemrat e të gjithë shqiptarëve.