U raportua për shpërthim tritoli, por e vërteta qëndron ndryshe

470
Sigal

Në orët e para të mëngjesit të sotëm u raportua se ndodhi një shpërthim me tritol në banesë të lagjes “Kushtrimi” në Vlorë.

Por pas hetimeve të kryera nga policia në vendngjarje u zbulua se nuk bëhej fjalë për sasi lënde plasëse, por në banesë kishte shpërthyer dushi.

“Ka shpërthyer kazani i dushit. Erdhi policia, bëri verifikimet e veta.

Ka pasur dëme të mëdha në mure, derë. Fëmijët për fat ishin në një dhomë këtu poshtë” tha kryefamiljari”, tha kryefamiljari Jetnor Devolli.