U plagos sot në aksident në Korçë, rëndohet gjendja e 64-vjeçarit. Ja momenti kur niset drejt Tiranës me helikopter

101
Sigal

Është nisur drejt spitalit të  Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar 64-vjeçari që mbeti i plagosur sot në një aksident në Korçë.

Bëhet fjalë për Trifon Kordallin. Aksidenti ndodhi rreth orës 11:15, në hyrje të fshatit Tren, Devoll ku 64 -vjeçari, banues në Bilisht duke drejtuar një motomjet tip “Yamaha” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë mbeti i plagosur rëndë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.