U plagos me thikë, rëndë 19-vjeçari në Kukës, shpallet në kërkim 21-vjeçari

222
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Kukësit.

Një 19-vjeçar është plagosur me mjet prerës nga një i ri. Nga të dhënat e para mësohet se i riu A. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, 21-vjeçarin F. C. dhe vijon hetimet për zbardhjen e të vërtetës.

Njoftimi i policisë:

Goditi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, shpallet në kërkim autori. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës shpallën në kërkim shtetasin F. C., 21 vjeç, banues në Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.

Ky shtetas, gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Kukësit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. D., 19 vjeç, banues në Kukës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentative.