U operua një ditë më parë/ Dështon sërish përballja mes Emiljano Shullazit dhe Ylvi Beqjat

487
Një ditë pas shtrimit në spital të Emiljano Shullazit, avokatët e tij thanë se ndërhyrja kirurgjikale kishte shkuar me sukses. Megjithatë siç u lajmërua edhe dje, ai do të qëndrojë disa ditë në spital. Për këtë arsye ka dështuar sërish përballje mes Shullazit dhe biznesmenit Ylvi Beqja.

iznesmeni Ylvi Beqja ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë e të dëshmojë në lidhje me 550 mijë euro, të cilat sipas tij i janë marrë nga Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij.

Ngjarjet kanë ndodhur në vitin 2014, pasi Beqja ishte takuar me Shullazin në makinën e tij të blinduar në Tiranë te “21 Dhjetori” dhe i kishte kërkuar ndihmë për regjistrimin e ish¬hotel “Vollgës” në Hipotekën e Durrësit.
Sigal