U kapën ilaçe kontrabandë në doganën e Durrësit, jepet masa e sigurisë për 4 të arrestuarit

197
Sigal

Lidhur me sa kërkoni Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka disponuar me Vendimin nr.(11-2021-6704) 592, datë 22.10.2021, ku ka vendosur:

-Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim Granit Kerxhaliu, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Konrabanda me mallra te tjere”të parashikuar nga neni 173,174,248 te K.Penal.

-Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Granit Kerxhalliu atë të “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K Pr Penale.

-Urdhërohet personi nën hetim Granit Kerxhalliu që të paraqitet në policinë gjyqësore pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Durrës, të hënën e parë të çdo muaj në orën 11:00 deri në përfundim të procedimit penal ndaj tij.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Granit Kerxhalliu, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

-Te rrezoje kerkesen per vleresimin e ligjshem te arrestit ne flagrance ndaj shtetasve Behar Lleshi, Enkel Shehi dhe Artan Topuzi si arrest i paligjshem.

-Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Behar Lleshi atë të “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” të hënën e parë të çdo muaj në orën 11:00 deri në përfundim të procedimit penal ndaj tij parashikuar nga neni 234 i K Pr Penale.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Behar Lleshi, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

-Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Enkel Shehi atë të “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” të hënën e parë të çdo muaj në orën 11:00 deri në përfundim të procedimit penal ndaj tij parashikuar nga neni 234 i K Pr Penale.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Enkel Shehi, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

-Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Artan Topuzi atë të “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” të hënën e parë të çdo muaj në orën 11:00 deri në përfundim të procedimit penal ndaj tij parashikuar nga neni 234 i K Pr Penale.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Artan Topuzi nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

-Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës, duke filluar të përllogaritet ky afat nga e nesërmja e komunikimit të tij të arsyetuar.

-U shpall sot në Durrës, më datë 22.10.2021.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, ju uroj punë të mbarë