I arrestuari për vrasjen e Cukut nuk pranon bashkëpunim me policinë

559
Mikel Shallari, i dyshuar si autor i ekzekutimit të oficerit të Policisë së Shtetit, Artan Cuko, më 8 prill 2017, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë.

Burime e mbrëndshme bëjnë me dije se “i arrestuari nuk ka pranuar akuzën”.

Dyshimet për vrasjen e ish-komisarit lidhen me punën e Cukut si shef policie.

Mikel Shallari, 24-vjeçar, nga Kuçova dhe banues në Tiranë u arrestua një ditë më parë.

Kreu i Policisë së Shtetit bëri me dije se autori i ngjarjes është me precedentë penalë.

Çako tha gjithashtu se po punohet edhe për arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të ngjarjes.
Sigal