Skandal te spitali Onkologjik/ 6 medikamente në mungesë prej gati 2 muajsh, pacientët me kancer pa ilaçe

Ndonëse luftojnë çdo ditë për jetën, 6 medikamente mungojnë në spitalin Onkologjik në QSUT. Bëhet fjalë për medikamente që trajtojnë të prekurat nga kanceri i gjirit, por edhe të trajtave të tjera të kësaj sëmundje të rëndë.

NOA

Disa prej medikamenteve që mungojnë janë Phesgo, Cetuximab, Abirateron, Erlotinib, Irinotecan, Acidi Folinic.

Gazetari Osman Stafa nga jashtë spitalit Onkologjik, pohoi se ka rreth 2 muaj që mungon një prej këtyre medikamenteve, ndërsa të tjerë nga 1 muaj.

 

 

“Prej disa javësh në spitalin Onkologjik ka mungesë të medikamenteve që përdoren për kimioterapinë. Mjekët kanë kërkuar që të kalojnë në një linjë tjetër trajtimi, por protokollet nuk e lejojnë që të kalohet në një linjë tjetër trajtimin mungesë të medikamentit. Gjithashtu një tjetër medikament që mungon është ai që trajton kancerin e zorrës së trashë, kancerin e stomakut, por edhe të mushkërisë në raste të caktuara