U gjetën në hotel me një 45-vjeçar, dëshmia e vajzave të mitura: Ikëm me dëshirë, fajin e kanë prindërit

399
Sigal

Pas lajmit të Policisë së Shtetit për gjetjen e dy vajzave të mitura nga Tirana që u deklaruan të zhdukuara nga familjarët që prej datës 1 janar 2021, është mësuar edhe pak edhe nga deklaratat e tyre. Në komisariatin e Përmetit, qytet edhe ku u gjetën vajzat, janë shprehur se ikën nga dëshira, sepse prindërit nuk silleshin mirë me to. Vajzat janë gjetur në një hotel në Përmet dhe janë shoqëruar nga një 45 vjeçar.