Gjenden në Përmet, dy adoloshentet e zhdukura në Tiranë

219
Sigal

Pesë ditë nga zhdukja e tyre, janë gjetur dy vajzat e mitura që u larguan nga shtëpitë e tyre në Tiranë në orët e para të mëngjesit të datës 1 janar.

Policia bën me dije se ato janë gjetur në Jug të vendit.

“Nga kontrollet në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa”, tha policia.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021.

Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse.