Sulmi në bazat amerikane/ Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka ushtarë shqiptarë në Irak

303
Sigal

Pas sulmit me raketa ndaj dy bazave amerikane, Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka konfirmuar se nuk ka asnjë efektiv shqiptar në Irak. Duke iu përgjigjur interesit të medias, Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se në Irak nuk ka efektivë të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Të paktën dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak u goditën sot nga 35 raketa balistike. Lajmi konfirmohet nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA.

Televizioni shtetëror iranian thotë se sulmi është si një hakmarrje, pasi komandanti i lartë i vendit Qasem Soleimani u vra në një sulm me dron në Bagdad, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.